Jump to content

familjarisht

Nga Wiktionary

FAMILJARISHT ndajf.

1. Me gjithë pjesëtarët e familjes, me tërë familjen; në emër të të gjithë familjes; për të gjithë pjesëtarët e familjes. Shkoi familjarisht. Ju uroj familjarisht! E blemë, (e ndamë, e përdorim) familjarisht.

2. Si me një njeri të familjes, në mënyrë të ngrohtë e të afërt, në mënyrë familjare. Flasin familjarisht. U përshëndetën familjarisht.