Jump to content

familjar

Nga Wiktionary

FAMILJAR mb.

1. Që ka të bëjë me familjen, që lidhet me jetën në familje; që i përket familjes, i familjes. Jeta familjare. Detyrimet (lidhjet, marrëdhëniet) familjare. Çështje familjare. Edukata familjare. E drejta familjare. drejt. Rrethi familjar. Gjendja familjare të qenët beqar, i martuar ose i ve. Vatra familjare familja.

2. Që është i martuar dhe që ka në ngarkim disa pjesëtarë të familjes, që ka një familje për të mbajtur; baba a nenë me fëmijë. Njeri familjar. Jam familjar.

3. Që është karakteristik për familjen dhe për jetën në familje ose për marrëdhëniet ndërmjet pjesëtarëve të një familjeje, shumë i afërt e i ngrohtë. Ngrohtësi familjare. Mjedis familjar. Me ton familjar.

4. Që është i lidhur shumë ngushtë me familjen, që kujdeset shumë për pjesëtarët e familjes; që bën jetë të rregullt në familje. Njeri (burrë) familjar. Grua familjare.

5. Që është caktuar vetëm për njerëzit, të cilët janë të shoqëruar me pjesëtarë të tjerë të familjes (zakonisht për çifte). Kafe (ëmbëltore) familjare. Mbrëmje familjare.

6. Përd. em. sipas kuptimeve 2, 4, 5 të mbiemrit. Familjar i mirë (i kujdesshëm). Këshilla për familjarët.