falem

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

FALEM vetv.

1. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I lutem dikujt për diçka. Të falem të vish këtu.

2. fet. I drejtoj lutje një hyjnie, nderoj një hyjni duke iu lutur; lutem (në vendet ku vepron feja); I falej zotit (perëndisë). Ishte duke u falur.

3. Përshëndoshem me dikë; përshëndet a uroj dikë. Falem me njerëzit e shtëpisë. Iu fal me gotën e parë.

4. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Falënderoj. Të falem shumë për nderin që me bëre.

5. bised. Dorëzohem, jepem, përulem. S'falem, se mbroj vatanin.

6. vet. veta III. Shuhet, fiket (për dritën etj.); vdes (për njeriun). U fal llamba (zjarri, cigarja). Tha vetëm dy fjalë dhe u fal.

7. vet. veta III. Ulet, përkulet; varet poshtë, perëndon. U falën të lashtat. U fal dheu. Iu falën gjunjët. U fal dielli.

8. Pës. e FAL. Iu fal dënimi (jeta). Liria nuk falet, por fitohet me gjak. fj.u.

  • Të falem nderit pasth. të falënderoj, faleminderit. I falem me shëndet dikujt e përshëndet dikë, i çoj të fala e përshëndetje. I qofsha falur.

a) e paça, rroftë e qoftë! i lumtë!;

b) ia di për faleminderit, i jam mirënjohës. Gjeti kishë (xhami) ku të falet iron. shih te KISH/Ë,~A.