faktor
Appearance
FAKTOR m.
1. libr. Rrethanë a forcë lëvizëse që ndihmon të kryhet një punë, të arrihet një përfundim etj.; fakt që përcakton rrugën e zhvillimit të një dukurie a të diçkaje tjetër. Faktor kryesor (vendimtar, i rëndësishëm). Faktor objektiv (subjektiv). Faktor pozitiv (negativ). Faktor i brendshëm (i jashtëm). Faktor politik (ekonomik). Faktori njeri. Faktori kohë.
2. mat. Një numër i plotë, me përjashtim të njëshit, me të cilin mund të plotpjesëtohet një numër tjetër me i madh; numri me të cilin shumëzohet një numër tjetër; secili nga numrat e shumëzimit që japin së bashku një prodhim. Faktor i njohur (i panjohur). Faktor i përbashkët. Dyshi, treshi, gjashta dhe nënta janë faktorët e tetëmbëdhjetës. Zbërthej në faktorë.