fëshfërin

Nga Wiktionary

FËSHFËRIN jokal.

1. Bën një zhurmë të lehtë kur valëvitet a dridhet nga era ose kur fërkohet, përplaset a zvarritet mbi diçka jo të fortë; fërfërin. Fëshfërijnë gjethet (grunjërat). Fëshfërinte bari. Fëshfërin fshesa.

2. Bën një zhurmë të lehtë kur përplaset nëpër gjethe, nëpër bimë etj. (për erën). Fëshfërin era.