Jump to content

fërkohem

Nga Wiktionary

FËRKOHEM vetv.

1. Lëviz disa herë dorën a diçka tjetër mbi trupin tim ose mbi një pjesë të tij për të fshirë ujin, për ta pastruar, për t'u nxehur, për të çliruar muskujt etj. Fërkohem me peshqir. Fërkohem me raki.

2. vet. veta III. Grihet, hahet nga fërkimi ose nga përdorimi i gjatë. Pantallonat janë fërkuar në gjunjë. Janë fërkuar bërrylat e mëngëve.

3. fig. Kam mosmarrëveshje me dikë, grindem a hahem me të për diçka, kam fërkime.

4. fig. keq. Përpiqem t'i afrohem shumë dikujt duke e marrë me të mirë, duke i bërë lajka etj.; përpiqem t'i hyj në zemër dikujt me lajka. Nuk u fërkohej të tjerëve.

5. Pës. e FËRKOJ.