Jump to content

fëlliqur

Nga Wiktionary

FËLLIQUR mb.

1. Që është përlyer me baltë, me lyrë a me diçka tjetër, që është bërë i papastër, i ndotur; i ndyrë. Petka të fëlliqura. Ujë (ajër) i fëlliqur. Vend (mjedis) i fëlliqur. Me duar (me këmbë) të fëlliqura.

2. fig. Që është në kundërshtim me normat e moralit komunist, që bëhet me qëllime të pandershme e të ulëta dhe te ngjall neveri; që vepron me mënyra të ulëta e të pandershme, i poshtër, i ndyrë. Punë e fëlliqur. Veprime të fëlliqura. Shpifje e fëlliqur. Kulak i fëlliqur. Tradhtar (spiun) i fëlliqur. Vegël e fëlliqur. Borgjezët e fëlliqur.

3. Që është në kundërshtim me sjelljen e mirë në shoqëri, i pahijshëm, i turpshëm (për fjalët, shprehjet etj.); që përdor fjalë të këqija, të pahijshme; i ndytë. Fjalë të fëlliqura. I fëlliqur nga goja.

4. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit (për njerëzit).