eufori
Appearance
EUFORI f.
1. mjek. Gjendje shpirtërore e sëmurë, kur njeriu pushtohet nga ndjenja të forta gëzimi, kënaqësie e lumturie, e cila shkaktohet nga ndonjë sëmundje nervore, nga veprimi i narkotikëve, i pijeve alkoolike etj. Gjendje euforie. Shfaqje euforie.
2. libr. Gëzim i madh e i papërmbajtur, ndjenjë vetëkënaqësie e gëzimi të tepruar. Çast euforie. Flet me eufori. Të mos biem në eufori!