Jump to content

eshkë

Nga Wiktionary

ESHKË f.

1. Lloj kërpudhe, kryesisht bulledër, që rritet në trungjet e drurëve, e cila, pasi zihet e thahet, mund të ndizet shpejt nga shkëndijat e gurit të zjarrit; copë e vogël nga kjo kërpudhë, që përdoret për të ndezur me uror cigaren etj. Eshkë e tharë. Ziej eshkën. Ndez me eshkë. Zuri (mori zjarr) eshka. Digjet si eshka digjet ngadalë e pa bërë flakë. Të djeg si eshka të djeg pa e kuptuar. I janë bërë faqet si eshkë i janë tharë, i janë rrudhur e nxirë faqet.

2. Thëngjill druri, zakonisht prej shqope, që e përdorin farkëtarët. Bëj eshkë. Hedh eshkë në farkë.

3. përd. mb. I tharë shumë, i eshkosur; i thatë e i rrudhur. Barutin e mbajmë eshkë. E kam gojën eshkë e kam gojën shumë të thatë; kam një shije të keqe në gojë, s'më shijon asgjë. Bëhet eshkë diçka thahet shumë; humbet njomësinë.

4. përd. ndajf. Shumë (zakonisht me mbiemrat i thatë, i rrudhur). Ishte bërë eshkë e thatë.

  • Janë (shkojnë, venë) si eshka me urorin (me masatin) shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, zihen a grihen vazhdimisht, shkojnë si macja me miun. S'ka ç'i bën shkëndija eshkës si njomë (si lagur) fj.u shih te SHKËNDIJ/Ë,~A.