errësirë
Appearance
ERRËSIRË f.
1. Mungesë e dritës a e ndriçimit, terr; vend i errët. Errësirë e plotë (e thellë, e madhe). Errësira e natës. Nga errësira në dritë. Jam (rri, eci) në errësirë. U futën në ca errësira.
2. fig. Gjendje kur diçka është e paqartë a e pakuptueshme; gjendje kur s'dimë asgjë për dikë a për diçka; paqartësi. Errësirë mendore. Jemi akoma në errësirë, s'kemi marrë vesh gjë.
3. fig. Padituri, prapambetje e madhe kulturore e arsimore. Errësira mesjetare (fetare). Errësira fashiste. E mbajti (e la) në errësirë. Çamë errësirën shekullore.