Jump to content

epitet

Nga Wiktionary

EPITET m.

1. let. Fjalë përcaktuese që i shtohet emrit të një frymori, të një sendi etj. për ta cilësuar e për të vënë në dukje një tipar karakteristik të tij ose për t'i dhënë ligjërimit forcë shprehëse e bukuri artistike; emër që i ngjitet dikujt për ta lavdëruar ose për ta fyer. Epitet i bukur (i goditur, i zgjedhur). Epitet fyes (përbuzës).

2. gram. Mbiemër cilësor që lidhet drejtpërdrejt me emrin e përcaktuar pa ndërmjetësinë e ndonjë foljeje.