entuziast
Appearance
ENTUZIAST mb.
1. Që punon a vepron me shumë gëzim, dëshirë e kënaqësi, që e do me gjithë shpirt atë që bën, që është pushtuar nga entuziazmi; që karakterizohet nga entuziazmi; që shpreh entuziazëm, i zjarrtë. Njeri (i ri, plak) entuziast. Rini entuziaste. Pritje entuziaste. Fjalë entuziaste. Këngë entuziaste. Duartrokitje (thirrje) entuziaste.
2. si em. ~I m. ~Ë, ~ËT. Ai që vepron e punon me entuziazëm; ndjekës e përkrahës i zjarrtë i diçkaje. Entuziast i artit (i shkencës, i muzikës, i sportit). Vepër entuziastësh. Është entuziast i madh.