energjik
Appearance
ENERGJIK mb.
1. Që ka shumë energji fizike ose mendore, që është tërë energji dhe që e përdor këtë në veprimtarinë e tij; i gjallë, këmbëngulës, i fuqishëm. Njeri energjik. Punëtor (ushtar, mjek) energjik. Dorë energjike.
2. Që vepron në mënyrë të fuqishme, që shprehet a shfaqet me shumë forcë, këmbëngulje e vendosmëri; i fortë; i rreptë, i ashpër. Masa energjike. Veprim energjik. Fjalim energjik. Luftë energjike. Protestë energjike.