Jump to content

empirik

Nga Wiktionary

EMPIRIK m.

1. filoz. Ndjekës i empirizmit.

2. libr. Ai që mbështetet në praktikën dhe në përvojën e tij dhe nënvlerëson njohuritë e përgjithësimet teorike shkencore ose që nuk ka njohuri të tilla.


EMPIRIK mb.

1. Që ka të bëjë me empirizmin si doktrinë filozofike, që i përket empirizmit, i empirizmit. Filozofi empirike.

2. libr. Që mbështetet vetëm në vëzhgimet shqisore, në përvojën a në praktikën, që nënvlerëson a mohon njohuritë e përgjithësimet teorike ose nuk i zotëron këto, që nuk e merr parasysh arsyetimin e përgjithësimin shkencor. Mjek empirik. Njohuri empirike. Metodë empirike.