emfazë
Appearance
EMFAZË f.
1. let. Shprehësi e theksuar emocionale në të folur a në të shkruar, që arrihet me mjete të ndryshme retorike dhe me anë të intonacionit. Emfazë retorike. Emfazë e tepruar. Interpreton me emfazë.
2. gjuh. Theksim i posaçëm i disa tingujve; theksim i veçantë i një fjale ose i disa fjalëve për të vënë në dukje me shumë vlerën a rëndësinë e tyre; përdorim i tepruar i stilit të lartë në ligjërim. Shqiptoi me emfazë.