embargo
Appearance
EMBARGO f. drejt.
1. Masë që merr qeveria e një vendi për të ndaluar që të nxirren jashtë ose të sillen nga jashtë mallra, prodhime, valuta etj.; ndalim i tregtisë me një shtet tjetër. Embargo ekonomike (tregtare, financiare). Embargoja e naftës (e armëve). Politika e embargos. Vendos (zbatoj) embargon. Hoqi embargon.
2. det. Masë që merr një shtet, zakonisht për arsye politike, për të ndaluar daljen e anijeve të huaja nga portet e veta.