Jump to content

element

Nga Wiktionary

ELEMENT m.

1. spec Secila nga pjesët që formojnë një të tërë; pjesë përbërëse e një mekanizmi, e një aparati etj. Elementet e ndërtesës. Elementet e aparatit (e makinës, e motorit). Elementet e antenës. Elementet e trekëndëshit.

2. filoz. Secila nga katër pjesët përbërëse të natyrës (zjarri, uji, ajri, toka), që sipas filozofëve materialistë të Greqisë së lashtë janë baza e të gjitha sendeve e dukurive të gjithësisë.

3. kim. Secila nga të njëqind e pesë lëndët e thjeshta të njohura deri me sot, që nuk mund të ndahen në pjesë përbërëse me metoda të zakonshme kimike. Element kimik. Element radioaktiv. Sistemi periodik i elementeve. Klasifikimi i elementeve.

4. fiz. Mekanizëm i posaçëm që prodhon rrymë të dobët elektrike duke shfrytëzuar energjinë kimike. Element galvanik pilë. Element i thatë.

5. vet. libr. Njohuritë e para e fillestare të një fushe të dijes, të artit, të teknikës etj.; njohuritë themelore të një shkence; bised. teksti shkollor që përmban këto njohuri ose bazat e një lënde mësimore. Elementet e algjebrës. Elementet e para të leximit e të shkrimit (të muzikës, të pikturës). Elementet e vizatimit teknik.

6. Tipar dallues a i domosdoshëm i diçkaje; anë e veçantë e diçkaje. Element shprehës. Element ideologjik. Element i domosdoshëm. Element simbolik. Element dramatizmi (lirizmi) në një vepër letrare.

7. ~Ë, ~ËT. Njeri, person; përfaqësues i një shtrese a i një klase të caktuar shoqërore. Element i shëndoshë. Element armik (i dyshimtë, i rrezikshëm).

8. vet. Forcat që veprojnë në natyrë. Elementet e natyrës.