Jump to content

elektrik

Nga Wiktionary

ELEKTRIK m.

1. bised. Energji elektrike, rrymë elektrike; dritë elektrike. Tel elektriku. Çelës elektriku. Sahat elektriku. Ndriçohet (punon) me elektrik.

2. Mjet me trajta e përmasa të ndryshme, i pajisur me bateri elektrike e me një llambë të vogël, që përdoret për ndriçim; bised. llambë elektrike. Elektrik dore (xhepi). I ndërroj llambën elektrikut. Ndez (shuaj) elektrikun.

  • Elektrik deti zool. bised. peshk elektrik.


ELEKTRIK mb.

1. fiz. Që ka të bëjë me elektricitetin, që i përket elektricitetit, i elektricitetit; që përmban elektricitet. Energji (rrymë) elektrike. Ngarkesë elektrike. Shkarkim elektrik. Fusha elektrike. Shkëndijë elektrike. Hark elektrik.

2. Që prodhon elektricitet; që shërben për të përcjellë elektricitetin. Central elektrik. Pilë elektrike. Tel (rrjet) elektrik. Çelës elektrik.

3. Që lidhet me përdorimin e elektricitetit dhe me mjetet e ndryshme që punojnë me këtë energji, që punon me anë të elektrikut. Dritë elektrike. Llambë elektrike. Pajisje elektrike. Tren elektrik. Sobë (fshesë) elektrike. Karrige elektrike karrige që përdoret për të ekzekutuar të dënuarit me vdekje në SHBA.

4. Që merret me studimin e elektricitetit, me vendosjen ose me rregullimin e pajisjeve dhe të aparateve që punojnë me elektrik. Inxhinier elektrik.