elefant

Nga Wiktionary

ELEFANT m. zool.

1. Kafshë gjitare e viseve të ngrohta të Afrikës e të Azisë, me trup shumë të madh e të rëndë, me veshë të gjerë, me feçkë të gjatë dhe me dhëmbë të mëdhenj e të kthyer. Elefant i zi (i murrmë). Elefanti i Afrikës (i Azisë). Dhëmbë elefanti. Tufë elefantësh. Gjuetia e elefantëve.

2. fig. bised. Njeri me trup të madh e të trashë dhe i rëndë në të ecur.

  • ELEFANT DETI zool. Lloj foke me feçkë si të elefantit.