Jump to content

elb

Nga Wiktionary

ELB m. bot.

Bimë barishtore njëvjeçare, me kalli si të grurit, por me thekë me të gjatë që mbillet zakonisht për tagji, për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj. Elb pranveror (vjeshtor). Elb dyrreshtor (distik) lloj elbi që e ka kallirin me dy radhë kokrrash dhe që përdoret zakonisht për prodhimin e birrës. Elb i egër bar i keq i kullotave dimërore me kalli si të elbit dyrreshtor, që është i dëmshëm edhe për bagëtinë. Elb vendi. Kalli elbi. Bukë elbi. Kafe elbi. Mbjell elb. Korr elbin.