ekzekutues
Appearance
EKZEKUTUES m.
1. Ai që zbaton, përmbush a e vë në jetë një ligj, një vendim, një urdhër, një marrëveshje etj. Ekzekutuesi i urdhrit (i vendimit). Ekzekutuesi i kontratës. Ekzekutuesi i projektit.
2. drejt. Ai që merr pjesë drejtpërsëdrejti në kryerjen e një vepre penale.
EKZEKUTUES mb. zyrt.
Që zbaton, përmbush a e vë në jetë diçka. Nëpunës ekzekutues. Zyra ekzekutuese. Aparat ekzekutues. Forcë (fuqi) ekzekutuese.