ekstrakt
Appearance
EKSTRAKT m.
1. kim. Lëndë që nxirret nga bimët, nga kafshët etj. me anë të proceseve mekanike a kimike. Ekstrakt i lëngshëm. Ekstrakt alkooli. Ekstrakt uthulle. Fabrika e ekstraktit.
2. libr. Pjesë që nxirret nga një vepër e shkruar dhe që pasqyron disa tipare dalluese të kësaj vepre. Nxjerr një ekstrakt. Lexoj disa ekstrakte.