Jump to content

eksport

Nga Wiktionary

EKSPORT m.

1. Shitja e mallrave a e prodhimeve të ndryshme të vendit jashtë shtetit, eksportim; kund. import. Mall (prodhime) për eksport. Plani i eksportit.

2. Tërësia ose vlera e përgjithshme e mallrave të vendit që shiten jashtë shtetit; sasia e mallrave që një vend i shet në vendet e tjera. Shtimi i eksportit. Rrit eksportin.