Jump to content

eklipsoj

Nga Wiktionary

EKLIPSOJ kal.

1. vet. veta III astr. I del përpara një trupi tjetër qiellor dhe e zë a nuk e lë të duket për një farë kohe, shkakton eklipsin e një trupi qiellor (për trupat qiellorë). Hëna eklipson Diellin.

2. fig. libr. E errësoj a e zbeh punën, vlerën ose lavdinë e dikujt, ia ul rëndësinë a vlerën; i hedh hije dikujt a diçkaje; ia kaloj dikujt në një punë a veprimtari, e lë shumë prapa. E eklipsoi kundërshtarin. Kjo fitore e eklipsoi të parën.