egjër
EGJËR f.
1. bot. Bar i keq që rritet zakonisht në arat e mbjella me grurë dhe që bën kokrra të vogla në ngjyrë të zezë, të cilat po të bluhen bashkë me grurin, e prishin cilësinë e bukës që gatuhet me këtë miell dhe e bëjnë këtë të dëmshme për njeriun; kokrrat e kësaj bime. Grurë me egjër. Bukë me egjër. Qëroj egjrën. E zuri (e trullosi) egjra.
2. fig. Diçka e padobishme a e pavlerë ose e keqe dhe e dëmshme, që zakonisht gjendet bashkë me diçka tjetër të mirë; njeri i keq. Ka edhe egjër nuk është e tëra e pastër dhe e cilësisë së mirë, por ka edhe pjesë jo të mira e të cilësisë së ulët (për një lëndë, për prodhime të ndryshme etj.); ka edhe pjesë të dobëta që duhen hequr (për një vepër shkencore, letrare etj.). Ndaj (dalloj) egjrën nga gruri. Egjra prish edhe grurin. fj. u. një njeri i keq mund të prishë edhe të mirin. Nuk duhen lënë grurë e egjër bashkë. fj. u duhet ndarë e mira nga e keqja.
- Bluante (hante) egjër ishte shumë i varfër, mezi mbante frymën me bukë.