egërsohem

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

EGËRSOHEM vetv.

1. vet. veta III. Bëhet më i ftohtë, më i ashpër, më i egër (për motin, klimën, për një stinë etj.); dallgëzohet, ka dallgë të mëdha, tërbohet (për detin, lumin etj.). U egërsua murrlani. U egërsua dimri (marsi). U egërsua deti.

2. Bëhem shumë i ashpër e i vrazhdë; bëhem më i ashpër me dikë dhe sillem me të egër me të; zemërohem shumë.

3. vet. veta III. Bëhet më i rreptë e më i përgjakshëm; bëhet më i pamëshirshëm e më mizor. U egërsua lufta. U egërsua armiku.

4. vet. veta III. Nuk është më i afrueshëm, i qetë e i bindur, zemërohet, sillet egër (për kafshët). U egërsua qeni.

5. Pës. e EGËRSOJ.