egër
EGËR mb.
1. Që rron i lirë zakonisht në pyll, larg njerëzve, që nuk është zbutur nga njeriu; që mbin, rritet e zhvillohet në natyrë vetiu, që nuk mbillet nga njeriu e nuk rritet nën kujdesin e tij; kund. i butë. Kafshë e egër. Derr i egër. Kalë i egër. Shpend i egër. Pëllumb i egër. Rosë e egër. Bletë e egër bletë pylli. Borzilok i egër. Dardhë (mollë, qershi) e egër. Rrush (fik, ftua) i egër. Lakër e egër. Presh i egër. Hudhër e egër. Kulpër e egër. Trëndafil i egër.
2. Që është i pazhvilluar nga pikëpamja shoqërore e kulturore, që jeton si në kohët e para të krijimit të shoqërisë njerëzore, i paqytetëruar; primitiv. Njeri i egër. Fiset e egra.
3. Që është tërë male e shkëmbinj, që është tërë gërxhe e thepa; i tillë ku nuk ka shkelur a është vështirë të shkelë këmba e njeriut; i tillë ku nuk ka vënë dorë fare njeriu; i pabanuar, i shkretë. Vend i egër. Male (gërxhe) të egra. Vise të egra.
4. Që punohet me vështirësi të madhe e jep fare pak prodhim. Toka të egra.
5. Që është shumë i fortë e jo i këndshëm, që të djeg grykën (për duhanin, uthullën etj.); i ashpër. Duhan i egër. Uthull e egër.
6. Që është shumë i ftohtë, plot ngrica e acar; i ashpër (për motin, klimën etj.); kund. i butë. Dimër i egër. Mot i egër. Klimë e egër. Stinë e egër.
7. fig. Që është shumë i vrazhdë e i ashpër ndaj të tjerëve, që sillet shumë rreptë me të tjerët; që sjell pasoja të rënda a dënime tepër të ashpra; i rreptë, i vrazhdë, i ashpër; kund. i butë. Njeri i egër. Zë i egër. Shikim (vështrim) i egër. Fytyrë e egër. Zakone të egra. Ligje të egra. Kanun i egër. Ishte (u bë) i egër.
8. fig. Që nuk mund t'i afrohesh dot, që trembet menjëherë kur i afrohesh a të sulmon (zakonisht për kafshët); që nuk është i shoqërueshëm e i afrueshëm, që i pëlqen të rrijë vetëm (zakonisht për njerëzit); kund. i butë, i urtë, i afrueshëm. Kalë (ka) i egër. Mushkë e egër. Fëmijë i egër. Është i egër.
9. Që është i përgjakshëm e mizor; që s'ka mëshirë, i pamëshirshëm. Luftë e egër. Sulm i egër. Shfrytëzim i egër.
10. edhe fig. Që është jo i zakonshëm a jo i natyrshëm për njerëzit, çnjerëzor, shtazor. Britma (klithma, ulërima) të egra. Ndjenjë e egër. Dëshirë e egër. Shpifje e egër.
11. si em. ~, ~IT (të) as. Egërsi në sjellje e në fjalë; kund. butësi. Me të egër me të keq, duke u grindur. Foli me të egër. Sillej me të egër. E qortoi me të egër. E mori me të egër. Herë me të butë e herë me të egër.
- Dac i egër zool. shih te DAC,~I. Duhan i egër bot. madërgonë. Dushk i egër bot. shih te DUSHK,~U. Dhi e egër zool. shih te DHI,~A. Elb i egër bot. shih tek ELB,~I. Frashër i egër bot. rrunjë. Gështenjë e egër bot. shih te GËSHTENJ/Ë,~A. Gjel i egër zool. shih te GJEL,~I. Kafe e egër bot. bar miu. Kumbull e egër bot. kullumbri. Kungull i egër bot. shih te KUNGULL,~I. Liri i egër bot. shih te LI,~RI. Mace e egër zool. shih te MAC/E,~JA. Mel i egër bot. kostrevë. Pambuk i egër bot. shih te PAMBUK,~U. Qershi e egër bot. thrashegër, rrush mali, qershizë, qershigël. Tërshërë e egër bot. shih tek TËRSHËR/Ë,~A. Thanë e egër bot. thanukël. Zjarri i egër (zjarri i duhanit) shih te ZJARR,~I. Vishnjë e egër bot. shih te VISHNJ/Ë,~A.
EGËR ndajf.
1. Në mënyrë të vrazhdë, me ashpërsi; me të egër. I foli (iu përgjigj) egër. E vështroi egër.
2. Me egërsi; pa mëshirë; në mënyrë të përgjakshme. Sulmoi egër. Luftuan egër. E gjykuan (e dënuan) egër.
3. Jo imët, ashpër. Bluan egër.