Jump to content

efektiv

Nga Wiktionary

EFEKTIV m.

1. usht. Numri i përgjithshëm i ushtarëve a i ushtarakëve të një reparti, të një nënreparti, të një njësie ushtarake a të ushtrisë së një shteti. Efektivi i ushtrisë. Efektivi i divizionit (i batalionit).

2. libr. Numri i përgjithshëm i punonjësve në një ndërmarrje a institucion, i anëtarëve të një organizate, i atyre që marrin pjesë në një aksion etj. Efektivi i shkollës (i organizatës së rinisë, i brigadave vullnetare). U shtua efektivi.


EFEKTIV mb. libr.

1. I efektshëm. Kontroll efektiv. Masë efektive.

2. Që është i vërtetë ose i përpiktë, që vepron a bëhet me të vërtetë, që është real e konkret. Ndihmë efektive. Luftë efektive. Gjendje efektive. Vlerë efektive.

3. zyrt. Që është i përhershëm në një detyrë a në një punë; usht. që bën pjesë në efektivin e një reparti, të një nënreparti, të një njësie ushtarake a të ushtrisë së një vendi. Ushtar (oficer) efektiv. Kuadër efektiv.