edukatë
Appearance
EDUKATË f.
1. Tërësia e vetive a e cilësive shpirtërore, mendore e fizike, e shprehive kulturore etj. (botëkuptimi, vetitë morale, tiparet e karakterit e të vullnetit, zakonet, shijet etj.), që fiton njeriu nën ndikimin sistematik të shkollës, të familjes e të shoqërisë dhe duke mësuar e punuar; formimi i përgjithshëm e i veçantë i njeriut. Edukatë e shëndoshë. Edukatë komuniste. Edukatë morale (politike, ushtarake). Edukatë familjare. Edukatë shkollore. Edukatë estetike (muzikore, shëndetësore). U japim fëmijëve edukatën e punës.
2. Sjellje e njerëzishme. Njeri me (pa) edukatë. Ka edukatë (të mirë). I mungonte edukata. I është bërë edukatë.
- Edukatë fizike lëndë mësimore që bëhet në shkollë për t'i formuar nxënësit e studentët nga ana fizike, për t'i bërë të aftë për punë dhe për mbrojtje. Edukatë moralo - politike lëndë mësimore që zhvillohet në shkollën tetëvjeçare për ta formuar nxënësin nga ana morale e politike.