Jump to content

dyzet

Nga Wiktionary

DYZET num. them.

1. Numri që shënon një sasi të barabartë me katër dhjeta, tridhjetë edhe dhjetë. Dyzet veta. Dyzet ditë. Dyzet vjeç.

2. përd. num. rresht. I dyzetë. Dhoma (kabina) dyzet. Në kilometrin dyzet. Në vitin dyzet. Vitet dyzet dhjetëvjetëshi i pestë i një shekulli.

  • Njeri me dyzet (me njëqind) flamurë shih te FLAMUR,~I. I këndojnë dyzet gjela përmbi kokë shih te GJEL,~I. Di të qepë me dyzet gjilpëra shih te GJILPËR/Ë,~A.