dynja

Nga Wiktionary

DYNJA f. bised.

1. shih BOT/Ë,~A 1, 4, 9. Në fund të dynjasë. Më të diturit e dynjasë. U bë gazi i dynjasë. Çuditej gjithë dynjaja. Fliste tërë dynjaja për të. E dinte gjithë dynjaja. Shkoi (vajti) në atë dynja (në dynjanë tjetër). vjet. vdiq.

2. Numër i madh, sasi e madhe; shumicë. Solli një dynja me libra. Kishte dynjanë (një dynja) me pemë.

3. përd. ndajf. Në sasi të madhe, me shumicë, shumë. U bë tym (pluhur) dynjaja. U bë ujë (gjak) dynjaja.

  • Hëngri dynjanë shih te HA. Është prapa dynjasë (prapa botës) shih te BOT/Ë,~A I. S'është në këtë dynja (në këtë botë) shih te BOT/Ë,~A I. Mori dynjanë (botën) shih te MARR. Rrahu (çau, kërkoi) dynjanë (vendin, dheun) shih te RRAH. Në sy të dynjasë (të botës) shih te BOT/Ë,~A I. Nuk u shemb dynjaja! mospërf. shih te SHEMBET. Edhe sikur dynjaja (bota) të përmbyset! shih te BOT/Ë,~A I. Ka parë dynja (botë) me sy shih te SHOH. Mori fjala dynjanë (dheun) shih te MARR.