Jump to content

dynd

Nga Wiktionary

DYND kal. bised.

1. Lëkund fort, tund që nga themelet. Tërmeti i dyndi shtëpitë.

2. E shpërngul dikë me forcë nga vendi ku banon dhe e çoj në një vend tjetër; e nxjerr dhe e dëboj; shpërngul, çoj (për një numër të madh njerëzish a bagëtish). I dyndën nga vendi i vet. I dyndëm fashistët. Në dimër e dyndin bagëtinë nga mali në fushë.

3. Ngre më këmbë dhe vë në lëvizje për një veprim të caktuar një masë të madhe njerëzish; çoj a sjell diku një shumicë njerëzish, e bëj të vërshojë në një drejtim të caktuar. Dyndi tërë fisin (popullin). Dyndën një ushtri të madhe.