dymbëdhjetë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

DYMBËDHJETË num. them.

1. Numri që vjen menjëherë pas njëmbëdhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me njëmbëdhjetë edhe një. Dymbëdhjetë burra (gra). Dymbëdhjetë lugë (gota). Dymbëdhjetë ditë (javë, muaj). Dymbëdhjetë lekë. Dymbëdhjetë herë. Dymbëdhjetë vjeç.

2. përd. num. rresht. I dymbëdhjetë. Dhoma (kabina) dymbëdhjetë. Godina dymbëdhjetë. Në orën dymbëdhjetë.

  • Mbyll dymbëdhjetë dyer me një shul shih te SHUL, ~I. I bie ora (sahati) gjithnjë dymbëdhjetë (shtatë) shih tek OR/Ë,~A I.


DYMBËDHJETË num. rresht.

1. Që i përgjigjet numrit dymbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e dymbëdhjetë. Kati i dymbëdhjetë. Dita e dymbëdhjetë.

2. përd. em. f. Një nga të dymbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e dymbëdhjeta.

3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. I dymbëdhjeti arriti tepër vonë.