dyllë

Nga Wiktionary

DYLLË m.

1. Lëndë e butë me ngjyrë të verdhë a të bardhë me të cilën bletët bëjnë hojet. Dyllë i verdhë (i bardhë). Dyllë i kuq lëndë me ngjyrë të kuqe, që bëhet nga përzierja e rrëshirës ose e dyllit me lëndë të tjera minerale, që ngurtësohet shpejt dhe që përdoret zakonisht për të vulosur diçka. Dyllë artificial. Dyllë parketi (për dysheme) lëndë e butë për të lyer dërrasat e dyshemesë. Dylli i hojeve (i bletëve). Dyllë për dhëmbë. Pite (bukë) dylli. Letër dylli letër e posaçme, e lyer me një shtresë të hollë dylli, që shërben për të shumëfishuar një tekst të shtypur në makinë shkrimi.

2. Rrëshira e disa drurëve (si kumbulla, qershia, kajsia etj.); lëngu i trashë si rrëshirë që nxjerr në krye kokrra e fikut kur piqet mirë. Dylli i kumbullës (i qershisë). Sëmundja e dyllit. bot. sëmundje që u bie disa pemëve (kumbullës, qershisë etj.) dhe që i bën t'u kullojë vende-vende rrëshirë nga trungu.

3. Lënda e butë që mbush kokrrat e drithërave përpara se të piqen plotësisht. Në fazën e dyllit. Është në dyllë gruri (thekra). Kanë rënë në dyllë të lashtat.

4. Lëndë e yndyrshme në ngjyrë të verdhë, që krijohet në kanalin e veshit nga disa gjëndra dhjamore. Dylli i veshit. I ka zënë veshi dyllë.

5. bised. Ajka e leshit. Dylli i leshit.

6. përd. ndajf. Shumë (për shkallën më të lartë të ngjyrës së verdhë). Dyllë i verdhë (i verdhë dyllë).

  • U bë dyllë (bukë dylli) dikush u zverdh shumë; u zbeh shumë. I vë dyllin diçkaje shih te VË 29. Lule dylli bot. shih te LUL/E.~JA.