dyfishtë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DYFISHTË mb.

1. Që përbëhet nga dy pjesë, nga dy shtresa, nga dy fije etj. të njëjta ose të ngjashme. Tel (fill) i dyfishtë. Portë (dritare) e dyfishtë. Gjuhëz e dyfishtë. Zanore (bashkëtingëllore) e dyfishtë. gjuh. Thyesë e dyfishtë. mat. thyesë që i ka numëruesin dhe emëruesin thyesa.

2. Që është edhe një herë më i madh, që është dy herë më e madhe se diçka tjetër që merret si bazë. Sasi (madhësi) e dyfishtë. Punë e dyfishtë.

3. Që ka lidhje me dy anë, me dy sende, me dy dukuri etj.; që bëhet nga dy anë, nga dy drejtime etj. Fitore e dyfishtë. Shfrytëzim i dyfishtë. Shtypje e dyfishtë. Varësi e dyfishtë. Kontroll (kujdes) i dyfishtë. Qëllim i dyfishtë. Gabim i dyfishtë. Lidhje e dyfishtë. kim. lidhje e dy atomeve të një lënde me dy çifte të përbashkëta elektronesh. Ka rëndësi të dyfishtë.

4. Që mund të bëhet në dy mënyra, në dy trajta etj.; që ka dy mundësi zgjidhjeje. Zgjidhje e dyfishtë.

5. Që shfaqet në dy mënyra a në dy forma të ndryshme, zakonisht të kundërvëna njëra me tjetrën; që bëhet për të mbuluar qëndrimin a qëllimin e vërtetë dhe për të mashtruar të tjerët, dyfaqësh. Politikë e dyfishtë. Qëndrim i dyfishtë. Lojë (taktikë) e dyfishtë.

6. Që mund të merret edhe ndryshe, që shpreh edhe diçka tjetër të nënkuptuar. Fjalë me kuptim të dyfishtë.

  • Yll i dyfishtë astr. shih tek YLL,~I 1. Shartim i dyfishtë bujq. shih te SHARTIM,~I. Kryqëzim i dyfishtë bujq. kryqëzim i dytë i një lloji a varieteti që ka dalë nga një kryqëzim i mëparshëm, kryqëzim mbi kryqëzim.