dyfish

Nga Wiktionary

DYFISH m.

Sasi, përmasë, vlerë dy herë më e madhe se një tjetër, që merret si bazë. Dyfishi i sipërfaqes (i vëllimit). Dyfishi i gjatësisë (i gjerësisë, i lartësisë). Dyfishi i prodhimit. Dyfishi i kohës. Dyfishi i një numri. Katra është dyfishi i dyshit.


DYFISH mb.

I dyfishtë. Tel dyfish. Dritare dyfishe. Lidhje dyfishe. kim. Shtyllë dyfishe. Bashkëtingëllore (zanore) dyfishe. Faqe dyfishe. Taktikë (lojë) dyfishe. Zgjidhje dyfishe.

  • Parti dyfishe fin. shih te PARTI,~A II.


DYFISH ndajf.

Edhe një herë aq sa është; dy herë më shumë; më dysh. Dyfish më i madh (më shumë). E bëri perin (fillin, leshin) dyfish. Është rritur dyfish prodhimi (numri...). Palos dyfish batanijen (çarçafin).