duzinë

Nga Wiktionary

DUZINË f.

Dymbëdhjetë sende, kafshë a njerëz së bashku; sasi sendesh të njëllojta prej dymbëdhjetë copash. Një duzinë pjata (lugë, pirunë). Një duzinë pulla. Bleu dy duzina. Shiten me duzina. Ka me duzina. mospërf. ka shumë, nuk janë sende a njerëz me ndonjë vlerë të madhe.