durueshëm

Nga Wiktionary

DURUESHËM mb.

1. Që ka aftësinë të durojë e të përballojë vështirësitë, shqetësimet, vuajtjet, fatkeqësitë etj. i qetë e gjakftohtë, pa u ankuar dhe pa u ligështuar. Është njeri i durueshëm. U tregua i durueshëm.

2. Që ka durim, që është i përmbajtur e që nuk ngutet, që vepron e sillet me durim e pa u rrëmbyer me të tjerët; kund. i padurueshëm. I durueshëm me të tjerët.

3. Që ka vullnet e aftësi të merret me diçka për një kohë të gjatë e pa u mërzitur, këmbëngulës në një punë, që ka durim; që mund të presë dikë a diçka i qetë për një kohë të gjatë. Nxënës (punëtor) i durueshëm. I durueshëm në punë.

4. Që i bën ballë a i qëndron një veprimi të jashtëm pa u dëmtuar, pa u prishur, pa humbur vetitë a cilësitë e mira; që duron. Bimë e durueshme. Dru i durueshëm.

5. Që mund të kalohet me durim; që mund të përballohet; që mund të durohet nga organizmi; kund. i padurueshëm. Gjendje e durueshme. Vapë e durueshme. Të ftohtë i durueshëm. Dhembje e durueshme.