durohem

Nga Wiktionary

DUROHEM vetv.

1. Pavet. e DUROJ 2,3 (zakon. me pjesëzën mohuese «s» ose «nuk» dhe me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). S'iu durua pa folur (pa pyetur). S'më durohet sa ta shoh.

2. Pës. e DUROJ 1, 4, 6. Nuk durohej dhembja. Nuk durohej vapa (të ftohtët). Nuk durohet robëria. Nuk durohej dot kur fliste në atë mënyrë.