duman

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DUMAN m. vjet.

1. Re e dendur tymi, pluhuri etj.; mjegull; tym. Duman i madh. Duman pluhuri. I mbuloi dumani. Çau nëpër duman.

2. përd. ndajf. Si re e dendur tymi, pluhuri etj.; gjithë tym a pluhur. Ngrihet duman tymi (pluhuri). E lëshon (e nxjerr) tymin duman. E çonte dëborën duman. Ishte bërë dhoma duman. E bëri vendin duman.

  • U bë duman (tym) shih tek TYM,~I. I jap një duman shih te JAP. Me sytë duman me sytë të mjegulluar a të veshur.