dukje
Appearance
DUKJE f.
1. Veprimi sipas kuptimeve 1-3, 8-10 të foljes DUKEM.
2. Pamja në të cilën shfaqet dikush a diçka, tërësia e karakteristikave a e tipareve të përgjithshme që përbëjnë anën e jashtme të dikujt a të diçkaje, paraqitje; përshtypja që të lë dikush a diçka. Dukja e jashtme. Në dukje (të parë) në pamjen e jashtme, në vështrimin e parë. Ndërroi veshjen dhe dukjen. Nga dukja s'ta mbush syrin. Dukja e parë edhe të gënjen.
3. Prirje a përpjekje për t'u dukur a për t'u mbajtur me të madh në sy të të tjerëve; mburrje. Dukja e mendjemadhësia janë vese të këqija.
4. vjet. shih DUKURI,~A 2. Dukje e vetmuar. Dukje e dëmshme.
- Vë në dukje përmend, zë në gojë, tregoj; theksoj, nënvizoj.