Jump to content

duk

Nga Wiktionary

DUK m. bised.

Vlerë, dobi. Punë me (pa) duk. Ka duk diçka rron a zgjat shumë; nuk mbarohet a nuk prishet shpejt. S'i kanë duk rrobat s'i rrojnë gjatë rrobat, s'i ruan mirë rrobat. S'i ka duk puna s'nxjerr gjë në shesh me punën që bën, s'arrin asnjë përfundim. S'i ka duk fjala s'i shkon, s'i dëgjohet, s'i zë vend fjala.