Jump to content

duhur

Nga Wiktionary

DUHUR mb.

1. Që është i nevojshëm a i domosdoshëm, që kërkohet patjetër, që duhet; që hyn në punë a shërben për diçka. Veglat (mjetet) e duhura. Masat (përgatitjet) e duhura.

2. Që është në trajtën, në sasinë a në cilësinë që kërkohet; që është ose që bëhet ashtu si duhet, kur duhet a ku duhet; që i plotëson kërkesat, nevojat, kushtet etj. për diçka; i përshtatshëm. Sasia (cilësia) e duhur. Në vendin (në kohën) e duhur. Në lartësinë (në shkallën) e duhur. Në trajtën e duhur. Ka arsimin e duhur. Tregojnë kujdesin e duhur.