duhan
DUHAN m.
1. bot. Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të trashë e të lartë dhe me gjethe të gjera, të cilat përmbajnë nikotinë dhe kanë shije të hidhur. Duhan i shkurtër (i gjatë). Duhan i bardhë. Duhan gërxhall. Duhan gjethemadh (gjethe vogël). Duhan vjeshtak. Duhan vendi. Duhan plepi. bot. lloj duhani që e ka gjethen si të plepit. Gjethe (lule, kërcell, farë, rasat) duhani. Lehe duhani. Llojet e duhaneve. Vrugu i duhanit. Hiri i duhanit. Brumbulli (buburreci) i duhanit. zool.
2. Gjethe të kësaj bime, të thara e të grira hollë, që përdoren për të bërë cigare ose për t'u pirë me llullë. Duhan i fortë (i butë). Duhan i keq. Duhan i tharë (i grirë, i pa grirë). Duhan çibuku. Kuti (qese) duhani. Tym duhani. Përpunimi (fermentimi) i duhanit. Vargje (dënga) me duhan. Than (grin) duhan. E mësoi duhanin filloi të pijë duhan. Pi duhan. E la duhanin nuk pi më duhan. Ndalohet duhani!
3. bised. Cigare. Tavëll duhani. Dredh (ndez) një duhan. U dha nga një duhan.
- Të var në qese të duhanit shih te QES/E,~JA. Nuk ta prish tymin e duhanit shih te PRISH. Duhan i egër bot. madërgonë. Zjarri i duhanit (zjarri i egër) bot. shih te ZJARR,~I.