dubloj
Appearance
DUBLOJ kal. libr.
1. Bëj të njëjtën gjë për herë të dytë; kryej krahas me dikë një punë të njëjtë ose të ngjashme; ndihmoj a zëvendësoj dikë në një punë. Dubluan hartat. Dubloi punën. Dublon mjeshtrin. Dublon një organ tjetër.
2. teatër. Përgatit e luaj rolin e një aktori tjetër, që është kryesori, zëvendësoj aktorin e parë. Dubloi rolin kryesor. Kush e dublon?
3. sport. Kaloj nga vija e dytë e fushës në vendin e lojtarit të vijës së parë, kur ai kërcen te rrjeta për t'i bërë bllok kundërshtarit (në lojën e volejbollit).
4. kinem. Regjistroj tekstin e një filmi të përkthyer në një gjuhë tjetër. Dubloi një film. Dublon zërin e...