dry
Appearance
DRY m.
1. Mjet prej metali, me trajta e me përmasa të ndryshme, me një hallkë të harkuar, që hapet e mbyllet me çelës dhe shërben për të mbyllur një derë, një dollap, një arkë etj.; kyç varës. Dry i madh (i vogël). Mbyll drynin. Hap (çel) drynin. Mbyll me dry. I vuri drynin e mbylli me dry, e kyçi.
2. krahin. Shuli i derës.
3. fig. Njeri i mbyllur në vetvete, që i mban të fshehura mendimet e dëshirat; njeri që nuk nxjerr asnjë fjalë nga goja. Është dry. U bë dry.
- Arkë e dry shih tek ARK/Ë,~A. I vuri drynin (kyçin) gojës shih te KYÇ,~I. I vuri drynin (kyçin, çelësin) shtëpisë shih te KYÇ~I. I vuri drynin (kyçin, çelësin) diçkaje shih te KYÇ,~I.