Jump to content

druhem

Nga Wiktionary

DRUHEM vetv.

1. Kam pak frikë, trembem nga dikush a nga diçka dhe stepem ose përmbahem; nguroj nga që kam një farë frike a turpi, më vjen zor nga dikush dhe nuk kam edhe aq shumë guxim për të thënë a për të bërë diçka. Druhet nga i ati (nga e ëma). Nuk druhet nga shokët. Druhet t'i flasë. Druhet se mos e qortojnë.

2. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Kam frikë, trembem, tutem. Nuk i druhet armikut. Nuk i druhet punës.

3. Dyshoj për dikë a për diçka. Druhem se mos është i biri.