drizë

Nga Wiktionary

DRIZË f. bot.

Shkurre e vendeve mesdhetare me degë të shtrembra e me shumë gjemba, me lëkurë në ngjyrë si të kuqe, me gjethe vezake të këmbyera, me lule të gjelbra në të verdhë, që mbin nëpër vende të papunuara, anës udhëve etj. dhe përdoret për gjerdhe; ferrëkuqe. Vend me driza. Gardh me driza. Një krah me driza. Heq (pret) drizat. Zë shtegun me drizë. Ngeci në një drizë.

  • I vuri drizën (ferrën) diçkaje shih te FERR/Ë, ~A. Ecën mbi driza bën diçka shumë të vështirë e të mundimshme, mban ferra lakuriq.