dreq

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DREQ m.

1. fet., mit. shih DJALL,~I 1. Kujtonin se ishin punët e dreqit. E marrtë (e hëngërt) dreqi! mallk. I hipën dreqërit u zemërua keq, u egërsua shumë, u tërbua nga inati. Ka dreqin në bark është smirëzi; nuk do t'i shohë të tjerët mirë, u do të keqen të tjerëve. I ka hyrë dreqi në bark është bërë smirëzi e shpirtkeq; është tërbuar nga inati.

2. fig. thjeshtligj., keq. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësira; djall. S'bëhet punë me atë dreq. Ngatërroi tërë botën, dreqi.

3. thjeshtligj., edhe përk. Njeri shumë i zgjuar e i shkathët, njeri që i punon mendja për shumë gjëra e di të gjejë zgjidhje edhe në gjendje të vështira; njeri që di të përfitojë në çdo rast e rrethanë; djall. Është dreqi vetë. Ik, ore dreq!

4. thjeshtligj. (me përemrin pyetës ç'dhe me ndajfoljet pyetëse si?, ku?). Përdoret për të përforcuar shprehjen e pakënaqësisë, të mërzitjes, të zemërimit etj. Ç'dreq kërkon? Ç'dreq (ç'dreqin) pati? Ç'dreqin do? Si dreqin nuk e takove? Ku dreqin e humbët?

5. përd. mb. thjeshtligj. Që të mundon shumë, që të pëlcet shpirtin; shumë i keq; djall. Një dreq kollë. Ajo dreq sëmundje.

  • U bë për dreq (për djall) shih te DJALL, ~I. U bind dreqi thjeshtligj. shih te BINDEM. E dërgoi (e çoi) në dreq (në djall) dikë a diçka thjeshtligj., keq. shih te DJALL,~I. Dreqi (djalli) me të birin thjeshtligj. shih te DJALL,~I. Dreq (djall, shejtan) me brirë thjeshtligj. shih te BRI,~RI. Dreqi (djalli) e di (e merr vesh) thjeshtligj. shih te DJALL,~I. Një dreq (një djall) e gjysmë thjeshtligj. shih te DJALL, ~I. Dreq (djall) o punë! thjeshtligj. shih te DJALL,~I. I kalli dreqin (djallin) dikujt a diçkaje thjeshtligj. shih te KALL I. E mori (e hëngri) dreqi (djalli) thjeshtligj. përfundoi keq, e mori lumi. Plasi dreqi shih te PLAS. Më polli dreqi (djalli) shih te PJELL. Punë dreqi! çështje shumë e ngatërruar; telash i madh. Ia bëri pajë dreqit (shejtanit) shih te PAJ/Ë,~A I. Ka sa të hajë dreqi thjeshtligj. shih te HA. Dreqi (djalli) nuk është aq i zi sa duket shih te DJALL,~I.