Jump to content

drejtshqiptim

Nga Wiktionary

DREJTSHQIPTIM m.

1. Sistem rregullash për t'i shqiptuar drejt e njësoj fjalët në gjuhën letrare; zbatimi i këtyre rregullave. Drejtshqiptim i njësuar. Drejtshqiptimi i zanoreve (i bashkëtingëlloreve). Rregullat e drejtshqiptimit. Stilet e drejtshqiptimit. Stili i plotë (bisedor) i drejtshqiptimit. Njësimi i drejtshqiptimit. Njohja e drejtshqiptimit. Gabime drejtshqiptimi.

2. Degë e gjuhësisë që studion variantet e shqiptimit në një gjuhë dhe përcakton sistemin e rregullave të shqiptimit të drejtë e të njëjtë në gjuhën letrare; lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme për një shqiptim të tillë; bised. teksti i kësaj lënde; ortoepi. Programi (seminari) i drejtshqiptimit. Kapitulli (teksti) i drejtshqiptimit. Studimet në fushën e drejtshqiptimit. Dha paraprovimin e drejtshqiptimit.